Arben Gashi

Arben Gashi: Paaftësia qeverisëse bën që humbjet e qytetarëve t’ i promovon si fitore, por feston në emër të suksesit imagjinar

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar kundër  rritjes së  çmimeve, duke konstatuar se humbjet e qytetarëve qeveria po i promovon si fitore. Nga paaftësia qeverisëse po sfidohet dhe dëmtohet mirëqenia e qytetarëve, ndërsa hallet e problemet e tyre vetëm sa shtohen përditë e më shumë. Sipas tij paaftësia qeverisëse, zgjidhjet e problemeve i ka të thjeshta “shto një problem për të shuar një tjetër”. Gashi tha se kjo qeveri po e vazhdon, propagandën e suksesit imagjinar. Në shumë raste i fajësojnë edhe qytetarët. E pastaj vazhdojnë me propagandën e suksesit imagjinar, duke i mohuar të vërtetat e prekshme dhe të dëmshme, të jetueshme dhe reale. Kulmin e padrejtësisë e arrijnë kur humbjet e qytetarëve i promovojnë si fitore, gjersa festojnë në emër të suksesit imagjinar. E papranueshme. Krejt e padrejtë” ka shkuar mes tjerash Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …