Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për sulmin që ua bëri organeve të drejtësisë, e në veçanti kryeprokurorit, Blerim Isufaj. Ai saktësoi se kryeministrit Kurti sulmoi drejtësinë dhe po përpiqet ta uzurpojë sistemin prokurorial e gjyqësor të vendit. Në qeverisjen e Albin Kurtit janë emëruar 100 gjyqtarë e 29 prokurorë. Pasi që kryeministri e pa që nuk jemi këtu e filloi një monolog mashtrimi, edhe pse me votë e refuzoi debatin. Kryeministrit po ja them disa fakte, e para prokuroria nuk mundet me ngritë akuza në bazë të AKI-së, sa për kapjen e sistemit të drejtësisë, nga rreth 450 gjyqtarë në qeverisjen tuaj janë emëruar 100 gjyqtarë, 23 janë emëruar në janar, 29 në prill, 48 gjyqtarë në korrik, prej rreth 210 prokurorëve janë emëruar në qeverisjen tuaj 29 prokurorë, më shumë se asnjëherë për një kohë kaq të shkurtë. Drejtësia është sistem i pavarur dhe nëse përzihet politika bëhet puç institucional dhe atë e paralajmërove ti sot këtu i ka thënë Albin Kurtit, deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …