Përplasen dhe replikojnë mes vete deputetët, Arben Gashi i LDK-së dhe Dimal Basha i Vetëvendosjes

Arben Gashi: Pozicionimi i kryeministrit, Albin Kurti në dialogun me Serbinë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm

Arben Gashi, Shef i grupit parlamentar të LDK-së, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se pozicionimi i kryeministrit, Albin Kurti në dialogun me Serbinë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm, i cili  është shprehur se marrëveshja, e cila po negociohet nuk është finale. Arben Gashi ka thënë se katër faktet e përmendura nga Albin Kurti, kanë lëvizur në mënyrë drastike boshtin e qëndrimeve institucionale të Kosovës. Sot e kemi thirr në vazhdën e seancës e cila pat zhvillime të paparashikueshme dhe deklarime të jashtëzakonshme nga ana e kryeministrit, i  cili deklaroi se marrëveshja, që po negociohet nuk është marrëveshje finale, nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk ka garanci ndërkombëtare sa i përket njohjes reciproke. Këto ishin katër fakte për të cilat ne i morëm vesh zyrtarisht nga kryeministri Kurti, të cilat vlerësojmë që e dëmtojnë shumë pozicionin e  Kosovës në bisedime me Serbinë”, ka thënë, Arben  Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …