Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur lidhur me mundësinë e kthimit të Vjosa Osmanit në radhët e partisë. Ai tha se as nuk po diskutohet kthimi i Osmanit në LDK dhe shanset për këtë janë zero. Sipas Gashit, Vjosa Osmani mund të kthehet si elektorat, por jo si lidership. Për kandidaturën e saj për kryeministre të LDK-së, Gashi tha se nuk ka shanse. Ai theksoi se Osmani nuk është më pjesë e LDK-së, pasi ka dalë nga radhët e saj dhe ka formuar një parti të re. Në lidhje me performancën e saj si presidente e vendit, Gashi shprehu kritika, duke thënë se Osmani ka pasur sjellje të papresidenciale duke përfshirë pjesëmarrjen në çështje politike të qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …