Arben Gashi

Arben Gashi: Sjellja e papërgjegjshme në raport me partnerët ndërkombëtar shndërrohet në rrezik për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë  kryeministri Kurti u shpreh se opozita po dëshiron ta profilizojë si rrezik për Amerikën, por që është jorelevant për të qenë rrezik për Amerikën. Problemi është se duke u sjellë me papërgjegjshmëri bëhet rrezik për Kosovën, kjo është ajo që e kemi thënë ne edhe pranverën e vitit të kaluar dhe që e kemi shqetësim edhe sot. Sjellja e papërgjegjshme në raport me partnerët ndërkombëtar shndërrohet në rrezik për Kosovën.  Albin  Kurti nuk e ka idenë dhe angazhimin e tij se si ta qeverisë Kosovën se si t’i përmirësojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Nuk është qëllimi i tij me mbrojtur Kosovën. Ai s’mund të jetë rrezik për askënd, sepse këtë nuk do ta lejojmë,  u shpreh Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …