Për deputetin e LDK-së, Arben Gashi, veprimi i deputetëve të Listës Serbe që natën ta bëjnë në Kuvendin e Kosovës, është në funksion të njohjes së institucioneve shtetërore. “Protesta e kolegeve deputete Kosovar te etnise Serbe, ne Kuvendin e Republikes eshte ne funksion te njohjes se institucioneve shteterore. Dy ceshtje keta deputete duhet ti avokojne: Koleget e tyre politikan (kryetaret e komunave), nga Mitrovica Veriore dhe tri komunat tjera te punojne ne institucionet e Kosoves, per interesa te qytetarve te tyre, e jo te Serbise. Dhe e dyta te kerkojne ndalimin e nderhyrjes se Serbise ne jeten e tyre politike, si dhe te ndalohet sabotimi i progresit te Republikes se Kosoves. Ne kete lloj proteste edhe ne deputetet Kosovar te etnise Shqiptare do te protestonim me ta!”, ka shkruar Gashi në një postim të tij.
