leoni

Arben Gashi

Arben Gashi: Zgjidhja e vetme për zgjedhje të parakohshme, në vend, është dorëheqja e kryeministrit Kurti

Kryetari  i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë para gazetarëve se zgjidhja e vetme për zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e kryeministrit Kurti. Ai  nëse dëshiron që të ketë zgjidhje dhe zgjedhje në të njëjtën kohë duhet ai ta ofrojë zgjidhjen, zgjidhja është dorëheqja dhe shkuarja e vendit në zgjedhje. Nëse planifikon që vendi të shkojë në zgjedhje, atëherë koha për ta kapur mundësinë e zgjedhjeve në korrik, në javën e parë, është drejt momenteve të veta të fundit, sepse në momentin që pozicioni i kryeministrit mbetet vakant atëherë brenda 45 ditëve, jo më shpejtë se 30 ditë, duhet të organizohen zgjedhjet, pra është afat ligjor kushtetues dhe kjo është mënyra se si mbahen zgjedhjet. Prandaj, nëse ajo nuk ndodh, kryeministri për të provokuar zgjedhje në vjeshtë, prapë duhet të japë dorëheqje, por dorëheqjen duhet ta japë më së largu deri 25 gusht sepse më 25 gusht sipas kushtetutës, presidentja Osmani duhet të fillojë konsultimet me partitë politike për shpalljen e datës së zgjedhjeve të rregullta, tha Arben  Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …