Analisti, Arben Gecaj, ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Albin Kurti ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me marrëveshjen për emigrantët nga Italia. Ai ka shkruar se marrëveshja e Ramës ka qenë transparente dhe se dihet kush do të qëndrojë në qendrat e azilit. Ndërsa për marrëveshjen e Kosovës me të burgosurit nga Danimarka, Gecaj ka theksuar se asnjëri prej tyre nuk është danez, por janë të huaj. Nëse nuk e dinë qytetarët, politika aktuale e Kosovës e dinë, që të burgosurit nga Danimarka, asnjë nuk është danez apo shtetas të Danimarkës. Ata janë të huaj që kanë kryer vepra kriminale në Danimarkë dhe vinë nga të gjitha kontinentet tjera. Kujdesi për refugjatë është akt human, kjo tjetra është bërë për të fituar para me mbajtjen në burg të kriminelëve, ka shkruar, Arben Gecaj.