Arben Mustafa, konsideron se nuk përmirësohet standardi i jetesës me rritje pagash, nga gjysmë koeficienti

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pagave të shërbyesve publikë. Ai ka bërë me dije se me këto veprime qeveria po tregon se është qeveri e arnimeve. Mustafa ka shkruar nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti. Një qeveri që tërë mandatin e ka shpenzuar duke  shpërnda lëmoshë, po e përfundon mandatin duke premtuar vazhdim të lëmoshës! Nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti! Tani është koha të ecim përpara me kryeministrin Bedri Hamza, për përmirësim të vërtetë të jetës në Kosovë!”, ka shkruar, Arben  Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me …