Koordinatori në Departamentin për Ekonomi në PDK, Arben Mustafa në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se situata ekonomike gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, ka shënuar ngecje dhe degradim, duke shkaktuar rritje të varfërisë, papunësisë dhe largim të investitorëve. Ai thotë se gjatë tri viteve të fundit, ka pasur varfërim të të gjitha shtresave të qytetarëve, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve bazike dhe faktorëve të tjerë që quan në këtë gjendje. Arben Mustafa e quan të dështuar udhëheqjen e ekonomisë nga partia në pushtet, për çka thotë se niveli i investimeve kapitale për vitin 2023, është i ngjashëm me atë të vitin 2012, kur Kosova ka pasur vetëm gjysmën e buxhetit që e ka sot. Për këtë dështim dhe shumë të tjera të konstatuar nga PDK-ja, po kërkohet që të mbahen zgjedhjet e parakohshme në qershor të këtij viti. Kjo parti ka propozuar kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, kandidat për kryeministër.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …