Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka folur në lidhje me çështjen e lobimit rus, ku ka treguar rolin e tij dhe akuzat që ka ngritur Prokuroria. Ai u shpreh se kontratën e ka firmosur vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me lobisti amerikan me origjinë ruse, Nikollaj Muzin. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD shprehet se ai nuk ka dijeni për dosjen e lobimit, pasi shprehet se nuk firmosur asnjë dokument me lobuesit në SHBA. “Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Nikolaj Muzin për lobim normal. Duhet të jetë nga fillimet e 2017 dhe është një kontratë me një pagesë prej 25 mijë dollarësh dhe pasi është depozituar në institucionet e PD-së është bërë pagesa nga banka me faturë të rregullt dhe është bërë deklarimi. Unë nuk kam firmosur dhe as kam qenë në dijeni të kësaj histori sepse kjo çështje nuk ka kaluar në kryesinë e PD-së, ka saktësuar, Ristani.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …