Arben Taravari: Gjendja me coronavirusin në Maqedoni po del nga kontrolli

Arben Taravari: Gjendja me coronavirusin në Maqedoni po del nga kontrolli

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe i cili po ashtu është edhe mjek, Arben Taravari në intervistën e tij për ‘Euronews’ tha se gjendja me coronavirusin në Maqedoni po del nga kontrolli. Ai tha Maqedonia ka vdekshmërinë më të madhe nga i gjithë rajoni bashkërisht, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në Maqedoni, vdekshmëria në 100.000 banorë është 5.9, që do të thotë më shumë se Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Mali i Zi bashkërisht. Nëse i bashkojmë bashkërisht këto shtete, nuk do të kenë mortalitet si Maqedonia”, tha Taravari. Sipas tij, në ditët e fundit, pa përfunduar vala e parë vazhdoi vala e dytë e virusit. “Vala e dytë vazhdon pa përfunduar vala e parë, edhe pse pritjet ishin se do të ulet numri i të infektuarve ashtu si te shtetet përreth. Nëse mblidhni numrin e të infektuarve të rinj  nga Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Greqia ishte sa gjysma e të infektuarve në Maqedoni”, tha Taravari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …