Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dalë sot në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë për të folur për situatën me Covid. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në betejën me Covid-19. Vitia bëri thirrje që kjo betejë të luftohet së bashku. Por, sipas Vitisë, të dhënat e fundit nga IKSHPK tregojnë se ka rënie të numrit të rasteve. “Të dhënat e fundit nga IKSHPK na flasin për një rënie të numrit të rasteve, ku shkalla e pozitivitetit të mostrave të testuara ka rënë në 8%. Numri i spitalizimeve mbetet i lartë. Falënderoj stafin shëndetësor që përtej lodhjes, po vazhdon me vetëmohim të ofrojë ndihmën. Bazuar në të dhënat e ditëve të fundit, besojmë që as rritja e kapaciteteve s’do të jetë e nevojshme. 85 inspektorë sanitarë kanë filluar punën bashkë me policinë e Kosovës që po mbikëqyr zbatimin e masave. Muaji gusht ishte i mirë në administrimin e vaksinave. Projeksionet tona janë që ky muaj të jetë edhe më efektiv, duke qenë se kemi siguruar një stok të qëndrueshëm të vaksinave”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …