Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, në konferenca e sotme për shtyp, ka deklaruar se kjo parti ashtu sikur lajmëroi kryetari i saj, Ali Ahmeti, ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për Bujar Osmanin, kandidat për kryetar të vendit tonë. Pas Kryeministrit të parë shqiptar, zëvendës kryeministrit të parë, Ministrit të jashtëm, atij të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme, avokatëve të shtetit dhe të popullit, kryetarëve të gjykatave kushtetuese, supreme, administrative, kryetarët e federatave të futbollit, mundjes dhe boksit, ka ardhur koha që të shtrojmë rrugën që edhe kryetari i shtetit të jetë shqiptar. Thelbi i idesë së liderit Ali Ahmeti është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit për të siguruar konsensus shoqëror, mbipartiak që mundësohet me mbi 80 vota në Kuvend dhe konsensus etnik që mundësohet me shumicën në mënyrë që të parandalohet mbivotim etnik dhe imponimi vetëm nga dy partitë më të mëdha politike maqedonase, ka thënë mes tjerash, zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi në konferenca e sotme për shtyp.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …