leoni

Arbër Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, për ndalimin e deklarimit të përkatësisë etnike, është skandaloz

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi,  kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike në institucionet publike. Në një deklaratë për media para Gjykatës Kushtetuese, ai e cilësoi këtë vendim si “shokues” dhe si një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave themelore të komuniteteve” në Maqedoninë e Veriut. Arbër Ademi  theksoi se vendimi përbën një kërcënim serioz për funksionimin e barabartë të institucioneve dhe stabilitetin multietnik të vendit. Ademi paralajmëroi se ky hap do të ketë pasoja të gjera, duke përfshirë goditjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe balancimin e përfaqësimit të komuniteteve në punësim dhe institucione. “Sot, më shumë se kurrë, jemi përballë një krize të rëndë të bashkëjetesës dhe të drejtës për mundësi të barabarta,” deklaroi ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti refuzohet sërish nga LDK për dialog, akuzat për përçarje dhe polarizim të jetës politike

Përpjekja e fundit e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të tërhequr LDK-në, në një …