Arber Cervadiku: VIKTIMAT E HARRUARA TË REGJIMIT NAZIST

27 Janar 2024, është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit për Viktimat e Holokaustit, për të ruajtur kujtimin e tyre, e njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit (DNPH). Kjo datë shënon gjithashtu përvjetorin e çlirimit nga Auschwitz-Birkenau, kampit të përqendrimit sadist më të madh të ushtrisë naziste. DNHP u krijua për të kontribuar në edukimin e opinionit publik rreth Holokaustit, duke zyrtarizuar kështu edhe një ditë përkujtimi për viktimat e regjimit nazist. Këtu përfshihen 6 milion hebrenj dhe miliona njerëz të tjerë, përfshirë polakë, sllavë, romë dhe sinti, homoseksualë, dhe ndër të tjerë, edhe njerëz me aftësi ndryshe.Një grup tjetër që u përndoq ishin Dëshmitarët e Jehovait. Profesori Detlef Garbe, ish-drejtor i Memorialit të Kampit të Përqendrimit Neuengamme shpjegoi, «Dëshmitarët e Jehovait, të cilët iu nënshtruan përndjekjes brutale në Rajhun e Tretë, janë mes të ashtuquajturve viktimave të harruara të regjimit nazist. Për dekada me radhë, ata ishin shpërfillur . . . pa marrë parasysh faktin që një numër mjaft i konsiderueshëm i Dëshmitarëve të Jehovait vuajtën përndjekje e më pas vdekje.»Dëshmitarët u shtypën pasi refuzuan të merrnin armët dhe nuk përvetësuan ideologjinë naziste të urrejtjes.

Disa statistika lidhur me persekutimin e Dëshmitarëve të Jehovait nën regjimin nazist:

Nga rreth 35,000 Dëshmitarë që jetonin në Evropën e pushtuar, rreth 13,400 ishin viktima të përndjekjes naziste.

Rreth 11,300 u arrestuan.

Rreth 4,200 u dërguan në kampe përqendrimi.

Më shume se 1,250 viktima të përndjekjes naziste ndaj Dëshmitarëve të Jehovait, ishin minorenë.

Rreth 600 fëmijë të Dëshmitarëve të Jehovait u rrëmbyen nga qeveria naziste.

Të paktën 548 Dëshmitarë ― disa prej tyre minorenë ― vdiqën si pasojë e ekzekutimit ose vrasjes me dashje.

Gjithsej, rreth 1,600 Dëshmitarë humbën jetën si pasojë e përndjekjes naziste.

Është llogaritur se 6,000 Dëshmitarë u burgosën ose u internuan në kampe përqendrimi gjatë Holokaustit

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …