Arbër Pajaziti, kandidat për kryetar të Bujanocit nga koalicioni Fronti për Ndryshim, ka thënë sot nuk është ftuar nga Albin Kurti në takimin që ky i fundit kishte me disa kandidatë për kryetar komunash në Kosovën Lindore. Pajaziti ka thënë se nuk ishte befasi veprimi Kurtit. Unë shkoj vetëm ku me thërrasin. Ky ka qenë një tubim i thirrur nga PVD-ja me mbështetjen e Kurtit. Ka qenë e pritshëm nga ana jonë veprimi i tij, sepse Kurti ka vepruar kështu edhe në zgjedhjet paraprake. Kjo është ndërhyrje në fushatë”, ka thënë Pajaziti. Kjo ndërhyje mund t’ia plotësojë egon dikujt apo mund t’i kënaq këta që kanë qenë në sallë, por nuk ka asnjë ndikim”, ka thënë Pajaziti. Kandidati për kryetar të Bujanocit nuk beson se Kurti ka për qëllim të përçaj luginën, por kjo sipas tij megjithatë ka ndodhur. Një natë më herët, Kurti ka marr pjesë në një takim të ftuar nga Partia Për Veprim Demokatik, dhe u ka dhënë mbështetje kandidatëve që kryesisht janë këshilltarë të tij dhe të Besnik Bislimit në Qeverinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …