Ish-ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, vlerëson se Prindon Sadriu, burri i kryetares Vjosa Osmani duhet të shkarkohet urgjentisht pas deklaratës, në të cilën mediat i quan ndërmarrje e përbashkët kriminale. Vllahiu, tha se Ministria e Punëve të Jashtme duhet të marrë urgjentisht masa ndaj Sadriut, pasi i njëjti ka bërë shkelje të lartë prej diplomati. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës është dashtë që menjëherë të reagojë, në bazë të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe urdhëresave të brendshme administrative, zotëri Prindon Sadriu do të duhej që menjëherë të merrej në komision disiplinor. Kjo është një shkelje etike e rëndë prej një diplomati, duke marrë parasysh se është edhe shef i Misionit Diplomatik në Shkup dhe si i tillë ka përgjegjësi të plotë mbi atë që thotë”. “Zotëri Prindoni do të duhej të pezullohej urgjentisht nga detyra e tij”. Vllahiu vlerëson se kjo është deklarata më e rëndë prej një diplomati karshi mediave, teksa hedh dyshime se presidentja dhe burri i saj mund ta kenë diskutuar këtë çështje. Unë nuk di ndonjë deklaratë më të rëndë se kjo, ka saktësuar Arber Vllahiu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …