Arbëreshë Krasniqi: Mbrojtja e konsumatorit, avancimi i produkteve vendore dhe kontrolli i tregut janë prioritet e MTI-së

Arbëreshë Krasniqi: Mbrojtja e konsumatorit dhe avancimi i produkteve vendore janë prioritet MTI-së

Në një prononcim për Radio “Kosova e Lirë”, zëvendësministrja e MTI-së Arbëreshë Krasniqi ka folur për prioritet dhe fokusin e ministrisë në raport me konsumatorin dhe prodhimet vendore. Mbrojtja e konsumatorit, avancimi i produkteve të prodhuara në Kosovë si dhe reformimi i tregut të punës janë prioritetet e MTI-së. “Reformat në kuadër të inspektoratit të tregut, mbrojtja e konsumatorit, mbrojtja dhe avancimi i prodhuesve vendorë si dhe ngritja e cilësisë se produkteve në përgjithësi duke u bazuar në avancimin e reformave të ndërmarra për inspektoratin e tregut janë prioritete për ministrinë”, ka thënë Krasniqi.

Tutje zëvendësministrja tregon për disa vendime që tashmë janë marrë në funksion të mbrojtjes së konsumatorit dhe kontrollimin e tregut. “Mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e MTI-së, dhe tashmë me disa vendime është dëshmuar kjo. Në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit ministria ka marrë disa vendime, dhe po ashtu kabineti i ministrit ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së konsumatorit. Urdhëresa për ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit për personat nën moshën 18 vjeç, është në vazhdën e prioriteteve të MTI-së. Kontrolli i peshës së bukës dhe deklaracionit që ka bërë ministri nëpër subjekte ekonomike po ashtu dëshmon se konsumatori jonë është i mbrojtur. MTI-ja ka ndaluar edhe lodrat që kanë rezultuar të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Ne po punojmë çdo ditë të mbrojmë konsumatorin tonë, t’iu rrimë afër atyre dhe ta kontrollojmë cilësinë e produkteve dhe tregun në përgjithësi. Është shumë e rëndësishme respektimi i të drejtës se konsumatorit dhe kjo më së miri arrihet kur ligjet tona janë në përputhshmëri të plotë me direktivat e BE-së, ku edhe e kemi bërë Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit i aprovuar po në këtë vit. Lirisht mund të themi se është njëri ndër ligjet më të avancuara që garanton të drejtat e konsumatorëve plotësisht”, ka theksuar Krasniqi. Ajo ka  thënë se MTI ka treguar edhe interesim në subvencionimin e prodhuesve vendorë përmes programit për subvencionim.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …