Pas shkëputjes së kontratës nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Kosovës Vjosa Osmani për ambasadorin William Walker ka reaguar edhe deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi. Ajo këtë veprim e ka quajtur të ultë . “Vjosë i ke shkëputur kontratën dëshmitarit më të rëndësishëm të masakrës së Reçakut. Përmes këtij njeriu të madh, bota ktheu kokën përpara gjenocidit që u bëhej shqiptarëve. Vjosë është veprim tepër i ulët ky. Kontratën e ke shkëputur në letër por, Walker gjithmonë do të jetë këshilltarë e mik i popullit dhe Republikës së Kosovës. Ndërsa ti, dita ditës po tregohesh se nuk je as për popull e as për shtet!”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …