Arbëreshët e Italisë shpresojnë në bashkëpunim në mes Shqipërisë dhe Kosovës për ruajtën e traditës dhe gjuhës shqipe

Arbëreshët e Italisë shpresojnë në bashkëpunim në mes Shqipërisë dhe Kosovës për ruajtën e traditës dhe gjuhës shqipe

Një grup i arbëreshëve të Italisë, në mes tyre kryetar të komunave arbëreshë, pasi vizituan të shtunën kryetarin e Komunës së Prishtinës, vazhduan në Muzeun e Kosovës dhe monumentet kryesore në qytetin e Prishtinës. Arbëreshet e Italisë u njohën në detaje me historinë e shqiptarëve dhe historinë e Kosovës, duke parë nga afër gjëra që dëshmojnë të kaluarën e popullit ndër shekuj. Ata qëndruan në Muzeun e Kosovës, prej ku u informuan për shumë ngjarje e njerëz të rëndësishëm për shqiptarët. Etrit Alijaj, president i federatës së shoqatave shqiptare në Itali, tha se Kosova, Shqipëria dhe shteti i Italisë do të duhej të bashkëpunonin intensivisht për arritjen e një marrëveshje që ndihmon mësimin e gjuhës shqipe në shkollat në Itali. Sipas tij, për shkak të rrethanave, nuk është e lehtë që gjuha shqipe të transmetohet të fëmijët në Itali. E Enik Korani, sekretar i federatës, tha se në Kosovë po ndjehen si në shtëpinë e tyre. Arbëreshet, vizituan edhe sheshin “Ibrahim Rugova”, atë “Skënderbeu” dhe “Heroinat” në Prishtinë. Të premten, ata u pritën edhe në Kuvendin e Kosovës, me një mbledhje solemne. Gjithashtu u pritën edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në një darkë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …