Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është marrë vendim që të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023. Nagavci tha se ky vendim erdhi si pasojë e grevës së mësimdhënësve. Ajo njoftoi se 8 ditë të humbura do të zëvendësohen ditëve të shtune, ndërsa pushimi dimor do të jetë vetëm 3 ditë, nga 30 janar deri me 3 shkurt. Ministria e Arsimit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshi edhe të drejtën e pagës për ditët e grevës. Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …