Arbërie Nagavci: Deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit, mësimi do të mbahet me prani fizike

Arbërie Nagavci: Deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit, mësimi do të mbahet me prani fizike

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit me qëllim që mësimi të fillojë me prezencë fizike në objekte shkollore. Megjithatë, ajo tha se do të jenë të përgatitur edhe për forma të tjera nëse veç do të ketë nevojë. Në raportimin para deputetëve të Komisionit për Arsim, Nagavci ka treguar për punën që është bërë që nga marrja e mandatit. Ajo tha se janë katër projektligje që synojnë që t’i dërgojnë në Kuvend për miratim. Nagavci bëri të ditur se tashmë është ndarë buxheti për asistentët e fëmijëve me nevoja të veçanta. Po ashtu, Nagavci bëri të ditur se shumë shpejt do të emërohet bordi i Universitetit të Prishtinës. Kritika për punën e MAShTI-t ka pasur deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila tha se të gjitha vendimet në këtë ministri janë marrë ad-hoc.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …