Arbërie Nagavci: Është shumë e rëndësishme që maturantët të kenë rezultate reale nga Testi i Maturës

Arbërie Nagavci: Është shumë e rëndësishme që maturantët të kenë rezultate reale nga Testi i Maturës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar suksese për maturantët të cilët sot i nënshtrohet Testit të Maturës. Ajo përmes një postimi ka thënë se ky vit ishte i vështirë. Nagavci ka thënë se është më rëndësi që të kemi rezultate reale. “Të dashur maturantë, ju dëshiroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore! Viti i fundit nuk ishte i lehtë për shkak të pandemisë, por pa stres, me besim në veten dhe rezultatet që do t’i arrini, sot angazhohuni me fuqinë dhe njohuritë tuaja. Jam e bindur se do t’i tejkaloni  sfidat dhe ta përfundoni me sukses provimin. Është shumë e rëndësishme që të kemi rezultate reale jo vetëm për vlerësimin tuaj dhe regjistrimin në institucione të arsimit të lartë, por edhe për analizë të programeve mësimore, kurrikulave dhe zhvillimit të mësimit gjatë pandemisë, andaj ju lutem respektoni të gjitha rregullat e përcaktuara. Si të rinj që jeni, i keni  rrugët e hapura dhe e ardhmja do të ofrojë  shumë mundësi për të gjithë ju. Nga zemra suksese të gjithëve!”m ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Konjufca drejt rikandidimit për krye parlamentar – mund të rikthehet edhe si U.D. president

Analisti Burim Ramadani ka shpërndarë një informacion të ri, duke sugjeruar se emri i Glauk …