Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të merret vendimi nëse do të ketë ndryshim të orarit mësimor për pjesën e mbetur të këtij viti shkollor. Nagavci, tha se nesër do të ketë një takim me task forcën në nivel të Kosovës, ndërsa të premten me Drejtoritë Komunale të Arsimit, e që tha se do të diskutohen këto çështje. Sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor, e para e Arsimit tha se besojnë se gjithçka do të fillojë me kohë. “Për vitin e ardhshëm shkollor besojmë se që do të fillojë gjithçka me kohë. Ndërkaq sa i përket këtij viti shkollor ne kemi të premten një mbledhjet me DKA-të. Ne kemi kërkuar edhe nga task forcat në nivel të komunave që të na njoftojnë për gjendjen në komuna, nesër kemi edhe një takim të task forcës në nivel të Republikës së Kosovës edhe do të diskutohen të gjitha këto çështje që kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit deri në përfundim të këtij viti shkollor”, tha ajo. Aktualisht shkollat në të gjithë vendin janë duke e mbajtur mësimin me orar të shkurtuar, ndërsa ditëve të fundit pas rënies së numrit të rasteve të reja me COCID-19 ka pasur kërkesa që shkollat t’i rikthehen orarit të zakonshëm mësimor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …