Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për kthim të sigurt të fëmijëve në shkolla. Nagavci në një mesazh drejtuar mësimdhënësve dhe nxënësve fton t’i respektojnë në përpikëri masat e rekomanduara nga ekspertët shëndetësor për t’u mbrojtur nga COVID-19. Për shkak të situatës me pandeminë viti i ri shkollor nuk kishte filluar më 1 shtator, ashtu siç parashihet. Fillimisht viti shkollor ishte shtyrë për dy javë, ndërsa më pas IKSHPK rekomandoi shtyrjen edhe për dy javë tjera. Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot do të takohet me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës sot për të diskutuar për masat e reja anti-COVID. Në takim pritet që të jepet rekomandimi nga IKSHPK-ja lidhur me hapjen shkollave.
Kontrolloni gjithashtu
Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie
Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …