Arbërie Nagavci: Nga ana e Ministrisë së Arsimit anë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Arbërie Nagavci: Nga ana e Ministrisë së Arsimit janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022  kanë qenë temë kryesore e diskutimit në një takim virtual në të cilin kanë marrë pjesë Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, përfaqësues të SBAShK-ut dhe ata të Këshillit të Prindërve në Prishtinë. Ministrja Nagavci, tha se nga ana e MASHTI-t janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë bazuar në situatën epidemiologjike çdo vendim do të merret duke i respektuar rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë. Sipas njoftimit të MASHTI-it, Nagavci bëri të ditur se është rishikuar udhëzuesi dhe protokollet për mësim në situatë pandemie derisa shtoi se në vizitat që ka zhvilluar në shkolla është informuar se janë të gatshme për fillimin e vitit shkollor. Ndër të tjera, Nagavci tha se, situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rënduar dhe vazhdon të mbetet e tillë, derisa përmendi rëndësinë e vaksinimit të mësimdhënësve dhe prindërve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …