Arbërie Nagavci: Është shumë e rëndësishme që maturantët të kenë rezultate reale nga Testi i Maturës

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk ka aspak gjasa që të bëjnë koalicion me PDK-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka deklaruar ditën e sotme se janë të hapur për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, me kushtin që ata të reflektojnë mbi disa sjellje të tyre. Totaj gjithashtu ka kritikuar edhe reagimet e Vetëvendosjes karshi vendimit të fundit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për moscertifikimin e kandidatëve për deputet. “Aty ku ju leverdis i respektojnë ligjet dhe institucionet janë në rregull, aty ku nuk ju leverdis atëherë këmbngulin në një vendim që do iu leverdiste atyre, prandaj është një qasje që po e dëmton skenën politike kosovare”, ka theksuar ai. Por, nga Lëvizja Vetëvendosje po e mohojnë kategorikisht një koalicion të tillë. Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk ka aspak gjasa të ndodhë një koalicon i tillë dhe madje as nuk janë duke e diskutuar një opsion të tillë. “Nuk ka aspak gjasa të bëhet një koalicion i tillë. Qëndrimet tona për PDK-në janë shumë të qarta, dhe as nuk jemi duke e shyrtuar si opsion bashkëpunimin me PDK-në”, ka thënë Nagavci. Vendimi i fundit i PZAP-së, nuk lejon që kandidatët me probleme me ligjin të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky vendim ka prekur edhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilit i pamundësohet kandidimi në këto zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie

Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …