leoni

Arbërie Nagavci: Testimi i mësimdhënësve ka të bëjë me tendencën për t'u përmirësuar cilësia në arsim

Arbërie Nagavci: Testimi i mësimdhënësve ka të bëjë me përpjekjen për ta përmirësuar cilësinë në arsim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur në lidhje me testimin me shkrim të mësimdhënësve, në Kosovë. Ajo tha se ky testim duhet të bëhet me qëllim të cilësisë por që është i rëndësishëm. “Punësimi dhe vlerësimin e mësimdhënësve janë dy çështje të ndara. Stafi që është aktual në proces, duhet të ofrohet mundësia për rikualifikim në mënyrë që të mos kemi tejkalim të nevojave apo edhe të tilla raste kur vihet në dyshim çështja e kursimit të buxhetit. Vlerësimi i performancës është një çështje tjetër që ka të bëjë me tendencën për t’u përmirësuar cilësia dhe me obligimet që ne i kemi por ne nuk bëjmë vlerësime të tilla me qëllim që dikë ta largojmë prej punës dhe ta zvogëlojmë numrin e nxënësve. Përgjegjësia duhet të jetë e atyre që e kanë bërë punësimin pa kritere dhe shumë shpesh duke keqpërdorur buxhetin e ndarë, p.sh. kemi raste kur në disa komuna ka pasur buxhetin e ndarë për punësuar asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta por kanë punësuar persona të tjerë që as nuk e kanë pasur buxhetin e ndarë”, ka deklaruar Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …