Arbërie Nagavci thotë se Ministria e Arsimit synon ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës për të rinjtë

Arbërie Nagavci thotë se po synojmë ta ndërlidhim aftësimin profesional me tregun e punës për të rinjtë

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. Në raport thuhet se sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional nuk është në gjendje t’i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës. Aty theksohet se përkundër përpjekjeve për të ndërlidhur njohuritë dhe aftësitë profesionale me nevojat dhe kërkesat e vazhdueshme të tregut të punës, ky sistem është përcjellë me mangësi të shumta dhe kjo ka ndikuar që institucionet përgjegjëse të mos jenë të suksesshme bë arritjen e qëllimeve të synuara. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se kanë synim ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës. Kurse kryetari i komisionit për Arsim, Ardian Gola, tha se duhet të ketë një destigmatizim të profileve profesionale, pasi që tha se shumica e nxënësve drejtohen drejtë gjimnazeve dhe jo shkollave profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …