Mbi 50 vite të aktivitetit tim kombtar e politik, nuk më ka ndodhur e as nuk kam ndëgjuar, se një parti politike apo aktivist të saj qohen e protestojnë kundër vehtes së tyre.
Në shtetin tim për të cilin sakrifikuan shumë breza, ranë dëshmorë e martir të pafund, këto lloj çudirash po marrin trajtë interesante, saqë do të thoja se nuk do të mund të ju jepëshin përgjegjëje as pseudoanalistat injorant si: Nexh Spahiu, Ariajanit Sllamniku, Mustafë Bajrami, Gëzim Kelmendi e qe besa as Dibran Hoxha e Olsi Jezegj. Kjo qeveri që në kohën sa ishin në opozitë vizitonin shpesh edhe Burdushin, tani ma shumë se kurrë kanë nevojë për “hajmali” sepse janë kthyer kundër vehtes së tyre.
Bota e civilizuar dhe demokratike nuk ka njohur së paku jo deri në ditën kur Sami Kurteshi doli para gazetarëve dhe kërkonte përgjegjësi nga opozita për të zbardhur rastin e të ndjerit Astrit Dehari. Kjo pozitë me të filluar qeverisjen ka aktivizuar të gjitha mekanizmat e sidomos të gjithëdishmen Dejona Mihalin që të kryejnë shkapjen e agjencioneve qeveritare, bordeve të ndërmarrjeve publike, të organeve të drejtësisë, prokurorisë, AKI-së, Policisë, FSK-së, auditorit të përgjithshëm, shëndetësisë, arsimit, universitetit dhe gjithëçkaje tjetër që në njëfarë mënyre i takojnë qeverisë. Këta vërtetë arritën ti shkapin së pari nga kapësit 20 vjeqar LDK, PDK e AAK, por më pas nuk ja kishin dal ti shkapin bash sa duhet e si duhet duke i shkapë edhe për herë të dytë e të tretë dhe në fund i kapën krejt e mirë, me nerë me thënë: “I kapën e i dhinë të gjitha” duke e shkatrruar thuajse gjithë strukturën që ishte krijuar me shumë mund e para. Shteti i ri i Kosovës nuk njeh një qeverisje të këtij lloji që ka kapur gjithëçka që mund të kapej edhe ate duke shkelur të gjitha rregullat e ligjet pozitive në republikën tonë.
Qytetarët e mjerë janë në dilema të mëdha, ata me të drejt pyesin:
– Cila është qeveria që ne e votuam?
– Pse kjo qeveri nuk vepron për ta zbardhur rastin e Astrit Deharit?
– Pse kjo qeveri lejon kriminelët të veprojnë lirshëm e pa ndëshkim?
– pse qeveria nuk ka bërë ndryshimet e duhura në këshillin prokurorial dhe ate gjyqësor?
– sa vite qeverisje po iu dashkan qeverisë për ta ndryshu apo plotësu sistemin gjyqësor?
– si ka mundësi që ministrja Albulena Haxhiu të paraqitet në media në të gjitha rastet e rënda të krimit sikur ajo të ishte drejtoreshë e organizatave joqeveritare?
– pse, pse, pse…. vazhdojnë për të gjitha resoret e qeverisë, ministrat, kuvendin, presidencën dhe gjithë administratën shtetrore që nuk janë kërkah hiq.
Ngjajshmëria e ngjarjeve të ndodhura në kohën e regjimit serb të Millosheviqit, atëherë kur konstruktonte dhe ekzekutonte raste si ai i Martinoviqit me shishe, rasti i vrasjes së fëmijëve në kafenenë “Panda”, rasti me Aziz Kelmendin në Paraqin, pastaj rasti i Pozharevcit etj., populli nuk e ka votu këte qeveri për të vajtu të kaluarën, por e ka votu për të zgjidhur problemet dhe për të ju dhënë përgjegjëje edhe rasteve të rënda siq ishte ai me Astrit Deharin.
Zgjedhjet po afrohen, ato më së largu mund të mbahen në fundin e janarit 2025, zgjedhje këto që mund të bojkotohen nga një shumicë e madhe e popullsisë, kjo për faktin se qytetarët nuk kanë zgjidhje se për kend duhet të votojnë. Të vazhdosh ta votosh këte qeveri aktuale inerte, që ka dështu në të gjitha resoret qeveritare, duke dështu në diplomaci, arsim, shëndetësi, politika sociale, zhvillim ekonomik, infrastrukturë, ushtri, polici thjesht qeveri që investimet kapitale gjatë 3 viteve nuk ka arritur ti realizoj as në masën 50%. Ajo që më së shumti na brengos si popull është ikja masive e qytetarëve drejt përendimit apo siq thuhet zbrazja e vendit, prishja e mardhënjeve me Amerikën dhe BE-në, dështimi për tu pranu në KE, përjashtimi i FSK-së nga ushtrimi defender, mosnjohja nga asnjë shtet i ri për gati 5 vite që nga njohja nga Izraeli etj.
Shteti i Kosovës dhe populli i saj janë në mes dilemave të mëdha, të votojnë pozitën e cila po na dërgon drejt zhbërjes së shtetsisë, apo të vendosin për opozitën e cila nuk ka dhënë deri më sot asnjë alternativë se si do të qeverisnin ata nëse populli do ti votonte.
Për diçka jam i sigurt, kjo qeveri apo klasë politike janë shumë inert, pa strategji për vendin, pa vizion, me pikpamje konzervative islame, pa ide, kundër përendimit, me bindje dhe veprime që rrezikojnë të ardhmen euroatlantike të vendit, kundër votimit të ligjeve si kodi civil, e drejta për fertilitet artificial etj.
Praktikat e shteteve që shkojnë drejt zhbërjes janë të njohura në botë. Një drejtim të ngjajshëm e ka marrë edhe kjo qeveri e cila me krejt veprimet e saja po na qon në theqafje e dështim. Teoritë por edhe praktikat bashkëkohore njohin budalkallëqe të tilla që iu kanë kushtu shteteve deri në humbjen e sovranitetit e integritetit, ku zakonisht ka ndodhur te qeveritë autoritare siq është kjo e Albinit që mbështetet plotësisht në liderin dhe përjashtojnë çdo kritikë apo mendim ndryshe nga ai i liderit suprem.
Shtetet në kohërat e sotme moderne mund të shtyhen drejt zhbërjes së tyre, sidomos kur rrezikohen disa nga vlerat e demokracisë së brendshëme si:
-mungesa e demokracisë funksionale,
-aftësitë e kufizuara të elitës politike,
-mungesë e opininit të përgjithshëm kritik pozitiv,
-censura e mediave të pavarura e profesionale,
-infertiliteti dhe mosveprimk i elitës intelektuale për të mbajtur qeverinë e vendit dhe opozitën të përgjegjshme ndaj shtetit dhe të ardhmës së qytetarëve e të vendit. Në rastin e Kosovës edhe faktori i jashtëm ka ndikim në zhbërjen e shtetit tonë, shtet ky që nuk po arrin në asnjë mënyrë të konsolidohet dhe të veproj si i pavarur. Faktoti i jashtëm e ka humbë rëndësinë të cilën e kishte gjatë shekullit të XIX dhe XX.
Mirëpo, në rastin e Kosovës,nuk janë përjashtuese, faktori i jashtëm dhe ai i brendshëm, si edhe zhvillimet aktuale ndërkombëtare, janë shumë të rëndësishme për qenësinë e brishtësinë e shtetit tonë.
Autor Arbin (Avdi) Gjata 13,08,2024