leoni

Arbnore Berisha sportiste e vitit në Malishevë

Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për të mirët në kulturë, rini dhe sport, në Komunën e Malishevës. Krahas të gjitha kategorive në këta sektorë, zgjedhja e sportistit të vitit, ka qenë gara më e rëndësishme, ndërsa çmimin e sportistit më të mirë, e ka marrë atletja e shtigjeve të gjata, Arbnore Berisha, e cila krahas rezultateve në garat në nivel vendi, ka arritur të fitoj medalje edhe në garat në nivel ndërkombëtar, përkatësisht në nivel të rajonit të Ballkanit. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për të mirët, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zëvendësministri në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Blerta Krasniqi. Në këtë ceremoni, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në kulturë, rini dhe sport, duke e përfaqësuar denjësisht Malishevën, edhe në festivale, gara sportive apo aktivitete rinore, madje edhe jashtë vendit. Ndërsa zv/ministri në MKRS, Rexhep Mazreku, duke i uruar të gjitha klubet, grupet dhe aktivistët në kulturë, rini dhe sport, ka thënë se MKRS, do të vazhdoj ti përkrahë të gjithë sektorët, në aktivitetet e tyre. Edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, i ka falënderuar të gjitha klubet sportive, grupet muzikore, grupet rinore dhe të gjithë sportistët dhe njerëzit e artit dhe të rinisë, të cilët me punën e tyre, në të shumtën e rasteve vullnetare, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Malishevën, duke na përfaqësuar denjësisht në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …