Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, për pyllëzimin dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese në sipërfaqet rreth autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale. Qëllimi i këtij memorandumi është pyllëzimi dhe shtimi i sipërfaqeve të reja gjelbëruese, që paraqesin interes për mjedisin dhe pyjet publike të Republikës së Kosovës dhe duke konfirmuar angazhimin institucional mes ministrive në arritjen e një prej objektivave, atij për mjedis të pastër dhe të gjelbëruar. Sipas tij, pyllëzimi shërben edhe në ruajtjen e autostradës nga shembja e dheut, por edhe në ruajtjen e ambientit. Ndërsa, ministri Mustafa bëri të ditur se ky memorandum i shërben shumë edhe mbrojtjes së mjedisit, duke pyllëzuar rrugët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …