Valentina Gara: Vetëm gjatë korrikut mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve ka ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e Kosovës

Pronarët e bizneseve të ndryshme e sidomos të restoranteve dhe hoteleve kanë thënë se ardhja e mërgimtarëve,  ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e Kosovës. Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se ardhja e mërgimtarëve është një infuzion i madh, prandaj ata janë shumë të mirëseardhur. Kemi informacione që gjithçka është duke shkuar mirë, edhe ahengjet. Në bazë të asaj që ka shumë interesime po na shkruajnë, e po na thirrin, edhe interesimi është shumë i madh. Ai ka thënë se edhe Qeveria e Kosovës duhet sa më parë t’i ndaj mjetet e zotuara në mënyrë që bizneset të rimëkëmben sa më parë. Edhe njohësit e ekonomisë kanë thënë se shtimi i madh këtë vit i fluksit të mërgimtarëve pritet të ketë ndikime të shumanshme në ekonominë e Kosovës kur dihet se shuma e mjeteve që mërgimtarët i sjellin në Kosovë është rreth dy miliardë euro.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …