Avokati Ardian Bajraktari ka parashikuar se procesi gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë mund të arrijë epilogun e shkallës së parë brenda vitit 2025. Në një deklaratë për media, Bajraktari tha se nëse gjykata vepron në përputhje me ligjin, atëherë pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë dhe të zyrës për mbrojtjen e viktimave, do të duhej të shqyrtohej edhe masa e sigurisë ndaj të akuzuarve. Në rrethana normale, nëse kemi një gjykatë që funksionon sipas ligjit, atëherë pas kësaj faze duhet të rishikohet masa e paraburgimit. Gjykata Evropiane ka përcaktuar se çdo vazhdim i paraburgimit duhet të arsyetohet me përpikmëri, duke shpjeguar pse është i domosdoshëm dhe pse masat alternative nuk do të ishin të suksesshme, theksoi ai. Sipas Bajraktarit, nga pikëpamja ligjore, nuk ekzistojnë kushte për vazhdimin e masës së paraburgimit pas përfundimit të kësaj faze të procedurës. Ai theksoi se procesi duhet të trajtohet me transparencë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Creator: Bram Vreugdenhil
|
Credit: Maarten Boer
Copyright: Bram Vreugdenhil