Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjini ka rikujtuar një moment të vitit 2014 kur Kurti kishte deklaruar se “shqiptarët nuk e dojnë Amerikën, veç po tuten që i len Amerika”. Gjini e krahasoi këtë narracion të Kurtit me atë të Marko Gjuriqit dhe të tjerëve që kanë bërë të njëjtat deklarata në Amerikë, duke thënë se shqiptarët nuk e duan SHBA-në. Këto komente pasqyrojnë shqetësimin e thellë të Gjinit për qasjen aktuale të udhëheqësisë së Kosovës ndaj aleatit kryesor strategjik të vendit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
