Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini: Këtu, në protestë, është Kosova që po tregon se tani po vjen koha e Ramush Haradinajt

Nënkryetari i Parë i AAK-së, Ardian Gjini, në fjalën e tij gati në përmbyllje të protestës së sotme, tha se ‘po vjen koha e Ramushit’. Gjini tha se Haradinaj nuk është duke u mërzitur për vetën e tij dhe procesin që po e kalon, por është duke u mërzitur për atë që po e kalon Kosova me qeverisje të keqe, korrupsion e nepotizëm.“Këtu sot po shohim Kosovën, gjithë ju jeni Kosova, jeni liria, jeni Ramushi.  Ramushi nuk mërzitët qysh po mendoni ju, nuk mërzitet një lider i madh, një patriot i madh, është qysh u kanë gjithë. Ai është patriot, në këmbë, trim. Ai është i mërzitur për padrejtësitë, me qeverisje të keqe, është i mërzitur me korrupsion, me nepotizëm”, tha Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …