Nënkryetari i AAK-së dhe kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka kritikuar, kryeministrin Albin Kurti për rritjen e pagës së tij personale dhe të kabinetit qeveritar. Gjini tha se paga e kryeministrit është rritur me 600 euro, ndërkohë që shërbyesve civilë u janë rritur pagat me vetëm 6 deri në 12 euro. Kur ka ardhur Kurti në qeveri, i ka rritur pagat edhe të kryeministrit, edhe të ministrave, edhe të zëvendësministrave, edhe të këshilltarëve të vetë. Rrogat e këshilltarëve i ka bërë më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Zëvendësministrat i kanë pagat më të mëdha se të kryetarëve të komunave, deklaroi Gjini. Ai e ka konsideruar këtë një akt të padrejtë dhe të papranueshëm, duke theksuar dallimet e mëdha mes përfitimeve të nivelit të lartë qeveritar dhe të punonjësve të thjeshtë të administratës publike. Këto akuza kanë nxitur reagime të shumta në publik dhe mund të ndikojnë në debatin politik, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit 2025.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në
Autoritete të KFOR-it kanë konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …