Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur lidhur me bisedimet që po bëhen mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për arritjen e koalicionit qeverisës, kërkesën e të deleguarit të presidentit të SHBA-vë, Riçard Grenell për heqjen e taksës 100 për qind si dhe arritjen e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd. Besoj askush nuk e ka pritur që do të kemi aq shumë kohë pa formalizim të institucioneve që kanë dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Mendoj që partia e cila i ka fituar zgjedhjet duhet ta gjejë mënyrën për t’i krijuar institucionet, sepse do të kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha nëse vonohet krijimi i institucioneve, dhe këto probleme do të na përcjellin jo vetëm gjatë gjithë vitit 2020, por do të në përcjellin edhe në vitin 2021, sidomos sa i përket buxhetit, prokurimit, investimeve kapitale do të kemi probleme edhe në komuna edhe në Qeveri”. Ardian Gjini deklaroi me këtë rast se Lëvizja Vetëvendosje po sillet sikur t’i ketë fituar të gjitha votat në zgjedhjet e parakohshme.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …