Ardian Gjini: Liria e atdheut u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë

Ardian Gjini: Çlirimi i atdheut u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka uruar qytetarët e kësaj komune për Ditën e Çlirimit. Ai ka shkruar se në këtë datë mund ta kuptojmë mirë se liria u pagua shtrenjtë me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. “Gjakovë, urime 14 Qershori, Dita e Çlirimit! Në këtë datë të shënuar, reflektojmë se liria u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”, ka shkruar Gjini. Ai ka theksuar se asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e atyre që ranë për liri. “Asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e tyre, por edhe obligimin tonë të përbashkët që të punojmë me nder që të bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar!”, ka shkruar Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …