Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Ardian Gjini thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është gati për zgjedhje të reja pas dorëheqjes së Haradinajt

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se ky subjekt politik është gati për zgjedhje të reja, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Gjini ka thënë se AAK-ja në Gjakovë është mobilizuar për ta rikthyer Haradinajn në postin e kryeministrit. “Përtej sfidave dhe vështirësive Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar, duke e ftuar sovranin që t’ia rikthejë të drejtën e mohuar për të punuar në të mirë të Republikës së Kosovës me kryeministrin tonë! AAK  Gati Për Zgjedhje!”, ka shkruar Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas dështimit të Haxhiut: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar shkurt pas dështimit të radhës për zgjedhjen …