Në një emision televiziv, djali i Remzi Hoxhës, Ardian hoxha ka deklaruar:
“Unë Sali Berishën e njoh që prej 25 vitesh e gjysem, kur ka djeg dhe përvëlu familjen tonë dhe ne nuk i kemi eshtrat e babës. Pra 25 vite nuk kemi varr për babën. Nuk ka vdek as në luftë por në Shqipërinë e lirë, në Shqipërinë nënë; shumë njerëz kanë humbur kokën për atë Shqipëri dhe atë flamur.
M’u më është imponuar me ndjek gjithçka për Sali Berishën. Dhe ne e dimë që ka zhduk familjen e Haklajve dhe Azem Hajdarin. Unë po them se çka ka bërë.
Vendim gjyqsor ka dhe ka ndodhur në kohën kur ka qenë në pushtet Sali Berisha dhe e ka penguar me të gjitha forcat se gjithë institucionet i kishte në kontroll.
Diku një muaj para përfundimit të procesit gjyqsor e mbysin prokurorin e cështjes, një muaj para se të shpallet verdikti.
Dhe fajin ia lenë një personi, Ilir Kumbaros që e kanë mbrojt me mish e me shpirt. Dhe kur u kap në Angli i çonin dosjet e mangëta vetëm që ai të ikte prej drejtësisë.
Berisha dashje pa dashje është 30 vjet në politikën në Shqipëri.
Dhe është prej njerëzve të mencëm, prej njerëzve që ka marrë mësim prej Enver Hoxhës dhe është munduar me udhëheq në Shqipëri me një lloj, me një model të ri të diktaturës.
Dhe ndoshta dhe s’kishte mundur kaq gjatë, me luajt fair dhe mos me bë eleminime fizike të njerëzve.
Unë them se Berisha dhe e them pa emocione, do jetë antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave. Unë nuk kam lidhje me Edi Ramën, as Fatos Nanon, as ata nuk i dua hiç, se ata nuk kanë bërë asnjësend për me zbardh rastin tim. Në aspektin politik nuk më intereson asnjë individ politik.
Por Sali Berisha neve na ka djeg, dhe mua me ka rënë me përcjellë, Sali Berishën. Ai ka shitur naftë Serbisë kur lufta është bërë në Bosnje, ai ka thyer embargon; ai ka bërë shumë punë të keqia dhe është njollë, është pjesë e historisë, po është njollë e shqiptarëve dhe shyqyr po eleminohet nga politika”, tha Ardian Hoxha.
Remzi Hoxha, aktivist dhe biznesmen Kosovar u rrëmbye nga SHIK në 21 tetor 1995, në moshën 39 vjeçare. Pas torturave monstruoze mendohet se Remzi Hoxha vdiq në bazën e SHIK në Vain të Lezhës. Eshte nje nga krimet per te cilat Berisha ka zhdukur gjurmet dhe mundesine per gjykim.