Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se kthimi i ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë është i afërt, duke e cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të padrejtë dhe të bazuar në dosje të fabrikuara nga Serbia. Gjykata është në panik për shkak të mungesës së fakteve në aktakuzën kundër Thaçit. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e mbështetur në vlerat universale të lirisë dhe drejtësisë. Gjyqtarët janë dridhur kur Thaçi ka ngritur dorën për t’u mbrojtur. Historikisht, sa herë që Thaçi ka ngritur dorën, ai gjithmonë ka qenë në të drejtë, tha Kastrati. Ai gjithashtu vlerësoi se kthimi i Thaçit do të jetë një moment që do të dëshmojë drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe do të rikthejë figurën e Thaçit si një lider historik të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …