Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka komentuar rezultatet statistikave botërore ku Kosova është renditur si vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës. Ai ka thënë se qytetarët me xhepin bosh mbesin peng të premtimeve të paplotësuara të Kurtit. Ata janë peng të valëve retorike të Kurtit për notin në Ujman e të cilat ai i ngrit mbi ëndrrat e tyre të zbehura. Qytetarët jetojnë në mes të thatësirës së varfërisë, ndërsa Kurti shpalos fjalime të mëdha e lavde për notin në Ujman e urën në Mitrovicë. Në Kosovën e zhytur më varfëri valvon flamuri populist i Kurtit i ngritur në rrënojat e ëndrrave e zemrave të thyera të rinisë kosovare ka shkruar, Ardian Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …