Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar në lidhje me Projektligjin për tekstet shkollore, i cili të premten ka marrë miratimin e Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Kastrati e ka quajtur Arbërie Nagavcin ministre mediokre dhe kulm të paturpësisë dhe e padije deri në absurd! Të orkestruar nga një ministre mediokre në Komisionin për Arsim deputetët e Vetëvendosjes kaluan projektligjin për tekstet shkollore i cili u kontrabandua nga shumica parlamentare me vota të vjedhura në Kuvend. Përveç deputetëve të Vetëvendosjes që vijnë nga bota e anonimatit, presionit dhe orkestrimit të kësaj loje të pistë iu nënshtruan edhe dy profesorë universitar nga kjo parti totalisht me zero integritet”, ka shkruar Kastrati në një postim të tij
