Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shkruar se me vizitën e tij, shefi i CIA-s, William Burns, ka futur në një thes Kurtin, Vuçiqin dhe Dodikun. Ai ka thënë se takimi i z. Bërns me kryeministrin Albin Kurti nuk ka qenë aspak historik. Drejtori i CIA e përshëndeti Kurtin me dorën në xhep! Ai nuk shkoj për vizitë në Kroaci e Shqipëri sepse ato nuk paraqesin asnjë shqetësim për CIA-n. Ai vizitoi Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën duke i futur në një thes tre problematikët Dodikun, Vuçiçin e Kurtin! Këto fakte i pamë edhe me foto. Ndërsa nuk pamë pse takimi do duhej të ishte historik, ashtu siç Kurti ua prezantoji tru-shpërlarëve e besimtarëve të vet!, ka shkruar Ardian Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …