Ish-futbollisti i Kosovës Ardian Kozniku, i cili ka luajtur për Kroacinë, tha se nuk është befasuar aspak për kualifikimin e fundit. Brazili ka qenë prej fillimit kandidati numër 1. Për Kroacinë nuk është çudi që ka ardhur këtu. Kanë një ekip fantastik. Atmosfera është fantastike. Është për ta respektuar. Me plot meritë ka ardhur deri këtu”, tha fituesi i medaljes së bronztë në Kupën e Botës të vitit 1998. Ardian Kozniku bëri thirrje që Kosova të mos e harrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kroacia luajti për çlirimtarët. 3 mijë shqiptarë kanë luftuar për Kroacinë. Unë u kam thënë miqve të mi në Kosovë se duhet të jenë të gjithë krenarë me UÇK-në. Ushtarët që kanë çliruar Kosovën, kanë derdhë gjak që sot të luajë reprezentacioni i Kosovës dhe të merr pjesë në garat kualifikuese. Shpresoj që Kosova sa më shpejt të kualifikohet në Kampionat Botëror apo Evropian, dhe i kisha preferuar që të mos i harrojnë luftëtaret, sikurse nuk i ka harruar Kroacia. Unë jam krenarë dyfish, pasi 3 mijë shqiptarë kanë luftuar për Kroacinë”, u shpreh Kozniku.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …