Ardian Peci dhe Qëndresa Ramadani fitues të minimartonës “Vrapojmë me policinë tonë”

Të shtunën në Ferizaj, është mbajtur minimaratona prej 4 kilometra  të organizuar nga Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe organizatat joqeveritare. Në minimaratonë morri pjesë edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtorët e tij.

Në kategorinë e seniorëve vendi i parë i takoi Ardian Pecit, vendi i dytë Jaret Hills nga kampi Bonstill dhe vendi i tretë i takoi Hajrush Kurteshit. Me mirënjohje  këta seniorë i nderoi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Ne kategorinë e femrave seniore vendi i parë i takoi Qëndresa Ramdani, Marigona Vehadini dhe Diellza Xhokli.

Në kategorinë e veteranëve vendin e parë e morri Xhevdet Hasani, vendin e dytë Naim Foniqi dhe vendin e tretë Fitim Beka.

Ne kategorinë e veteranëve vendi i parë i takoi Nerimane Hashanit, vendi i dytë Ardiana Varvara.

Në kategorinë e juniorëve vendi i parë i takoi Ermir dhe  Erlind Shbanit.

Fituesi i kësaj gare Ardian Peci nga Mitrovicë theksoi se ndihet tejet i kënaqur që edhe në këtë minimaratonë doli triumfues. Ai tha se me vrapim merr pjesë në secilën maratonë që organizohet në Kosovës, por edhe në Shqipëri.

Edhe Qëndresa Ramadani fitues e kësaj gare është shprehur tejet e kënaqur me pjesëmarrjen e saj në këtë garë. Ajo tha se maratona në vrapim duhet të organizohen sa më shpesh në mënyrë që secili i ri të merr pjesë në këtë lloj sporti.

Në këtë minimaratonë ka marrë pjesë edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svaqa se bashku më drejtorë të drejtorive komunale. Ai ka falënderuar të gjithë organizatorët  për këtë minimaratonë që po mbahet për herë të parë në qytetin e Ferizajt.

“Simbolikisht  ne vrapojmë me policinë,  por ne në fakt dëshirojmë  që përmes këtij aktiviteti të sensibilizojmë  opinionin tonë, qytetarë që të bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës, si një force e rëndësishme  e sigurisë sepse vetëm duke rritur bashkëpunimin ne rrisim  edhe sigurinë e ndërsjellët”, tha kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër edhe drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, nënkolonel Gazmend Hoxha, është shprehur se ideja e policisë së Kosovës është që të rrisim bashkëpunimin dhe besimin e qytetarëve  edhe përmes kësaj minimaratone.

“Po ashtu është çështja simbolike sepse parat e mbledhura nga kjo minimaratonë shkojnë për familjet e  me nevojë në komunën e Ferizajt”, tha drejtori Hoxha.

Në këtë minimaratonë ishin mbi 400 pjesëmarrëse nga e gjitha Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …