Ardita Sinani

Ardita Sinani njofton për ndryshimet në Ligjin mbi të Drejtat Pronësore për shqiptarët e Lugines, që jetojnë në Kosovë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar një lajm të rëndësishëm për shqiptarët e e tri komunave lindore që jetojnë në Kosovë. Ajo ka bërë të ditur se ka hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, duke mundësuar që bashkëkombësit, tani të kenë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Sinani theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e qytetarëve dhe për përforcimin e lidhjeve kombëtare. Ajo shtoi se ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e shqiptarëve kudo që janë, duke e cilësuar këtë vendim si një hap që lehtëson jetën e qytetarëve dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …