Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila u zgjodh në krye të kësaj komune pas një marrëveshje mes katër subjekteve politike atje ka thënë se qytetarët e kësaj komune kanë vendosur që opozita e dikurshme të jetë një qeveri e re dhe ish pushteti të jetë opozitë. Ajo si sfidë të qytetarëve të Preshevës e sheh edhe qasjen që sipas saj ka Beogradi ndaj shqiptarëve të cilët po përballen me një shpërngulje masive si dhe me probleme socio-ekonomike. “Por, ne partneret e koalicionit në Preshevë por edhe në Medvegjë e Bujanoc duhet t’i bashkërendojmë qëndrimet karshi Beogradit zyrtar në mënyrë që t’i parashtrojmë kërkesat tona elementare”, ka thënë Sinani. Udhëheqësja e re Preshevës zgjedhjen e saj në krye të kësaj komune e sheh si historike, pasi që sipas saj me këtë fitore ka humbë ndikimi i Beogradit përmes Listës Serbe. Ajo, gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim mes përfaqësuesve të Preshevës me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Tiranës për çështjen e dialogut duke thënë se është domosdoshmëri e kohës që çështja e Preshevës të diskutohet në tavolinën e bisedimeve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …